Milan tashmë duhet të bëhet gati për ti ofruar një pagë më të lartë Fikayo Tomorit në qoftë se dëshiron transferimin e tij të përhershëm gjatë kësaj vere, raporton kështu Todo Fichajes.
Huazimi i futbollistit të Chelseas ka qenë një sukses i vërtetë deri më tani dhe tashmë do të kërkohet transferimi i tij në San Siro.
Por tashmë situata ka ndryshuar pasiqë Tomori ka kërkesa tjera tashmë dhe do të kërkojë një pagë më të lartë në qoftë se Milan dëshiron një kontratë të re me të.