Sevilla klauzolë 100 milionë euro për Gil!

Sevilla po frikësohet që klauzola aktuale e Bryan Gil prej 50 milionë eurosh nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbajtur larg skuadrat e Barcelonës dhe Real Madrid e tashmë po mendohet që një shifër e tillë të dyfishohet, raporton AS.

Me vetëm 20 vjeç, Gil ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 2 herë në 20 takime këtë sezon për skuadrën e Eibar ku është i huazuar.

Sevilla shpreson që një pagë më e lartë do ta bindë atë që gjithashtu të rrisë edhe klauzolën e largimit me një kontratë të re që pritet të zgjatet deri në vitin 2025.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here