Maurizio Sarri prej sezonit të ardhshëm do të rikthehet në Serie A.
Ka pasur kontakte të reja në mes të drejtuesve të Romës dhe trajnerit italian dhe tashmë është arritur një marrëveshje 3 vjeçare ku Sarri do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.
Favorit për këtë detyrë ishte edhe Massimiliano Allegri mirëpo duket se Sarri ishte më i hapur për bisedime dhe marrëveshje u arrit më lehtë me të.
Sarri do të zërë vendin e Paulo Fonsecas i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe për këtë arsye pritet që të largohet në fund të këtij sezoni.