Suning dorëzohet, 320 milionë do grumbullohen nga shitjet e futbollistëve!

Buxheti i Suning tashmë ka hyrë ‘në të kuqen’ dhe pronari i klubit mund të ndërrohet por gjithashtu po priten largime të shumta këtë verë.

I pari që pritet të largohet është Romelu Lukaku, pikërisht ai që po kalon sezonin më të mirë tek Neroazzurët por që do ishte gjithashtu një shitje që do i siguronte skuadrës një çlirim ekonomik.

Kartoni i tij mund të shitet deri në 80 milionë euro por belgu është vetëm fillimi i një liste të gjatë.

Emra tjerë si Stefan De Vrij, Marcelo Brozovic dhe talenti Alessandro Bastoni i cili deri para disa javëve cilësohej si i paprekshëm nga Conte.

Mirëpo në këtë listë mundet të përfundojë edhe Lautaro Martinez pasi Barcelona ringjalli përsëri interesimin për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here