Milan transferon ‘Messin e ri’!

Milan është duke bërë gati një transferim të bujshëm të një talenti argjentinas që është në moshën 16 vjeçare.

Luka Romero që aktualisht është pjesë e skuadrës së Mallorcas këtë verë me shumë mundësi do të veshë fanelën e Milanit.

Agjenti i tij Fali Ramadani tashmë është në Milano dhe bisedimet priten të përfundojnë me sukses pasi palët gëzojnë një marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Edhe Napoli me Juventusin kishin shfaqur interesim mirëpo Ricky Massara dhe Paolo Maldini u treguan më të shkathët në këtë garë merkatoje.

Pritshmëritë për Romeron janë të mëdha saqë në Argjentinë e kanë krahasuar atë me Diego Armando Maradonan dhe Lionel Messin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here