Neroaxurët kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e verës edhe atë me parametra zero.
Beppe Marotta dhe Ausilio kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe dy drejtorët e Neroaxurëve janë duke shqyrtuar goditjet kosto të ulëta.
E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Inter tashmë ka siguruar goditjen e parë për merkaton e verës me kosto zero.
Sipas Tuttosport, Inter ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Napolit Nikola Maksimovic.
Maksimovic do të largohet nga Napoli dhe karrierën do ta vazhdojë në Meazza. Interesim për mbrojtësin serb ka shfaqur edhe Milani, mirëpo Neroaxurët kanë vepruar më shpejtë se rivalët e tyre.