Inter nuk ka të ndalur, Neroaxurët triumfojnë në transfertën me Bolognan

Interi është i frikshëm dhe mbrëmjen e sotme ka marrë fitoren e nëntë radhazi në Serie A, duke u arratisur në krye si asnjëherë më parë.

Fitore 0-1 në fushën e Bolognës, që i çon zikaltrit në kuotën e 68 pikëve, plot 8 më shumë se Milani i vendit të dytë, por Inter ka një ndeshje më pak.

Për t’u kthyer te përballja e sotme, të besuarit e Contes nuk e nisën edhe aq mirë, por me kalimin e minutave e morën veten. Në minutën e 31’ ishte edhe episodi vendimtar i takimit, ku Romelu Lukaku shënoi me një goditje të saktë me kokë.

Belgu shfrytëzoi një krosim perfekt nga e majta, duke mposhtur portierin Skorupski. Në pjesën e dytë Bologna u përpoq të ndryshonte diçka, por Inter administroi në mënyrë perfekte, duke koleksionuar një tjetër fitore, që e afron më shumë se kurrë me titullin kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here