Manchester City ka mundur 2-1 Borussia Dortmund në çerekfinalen e parë të Champions League.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në Etihad është vendosur nga një gol i Foden në minutën e 90-të.
Ka qenë De Bruynë që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 19-të pas një aksioni të bukur personal të nisur nga mesfusha. Miqtë kanë barazuar në minutën e 37-të me Bellingham, por goli u është mohuar nga arbitri, i cili ka dhënë një faull në favor të portierit Ederson.
Një episod ky që pritet të shkaktojë shumë polemika, pasi imazhet e përsëritura kanë krijuar shumë dyshime.
Dortmund, gjithsesi, ka arritur të shënojë gjashtë minuta para fundit me Marco Reus. Kapiteni i verdhezinjve ka marrë një pasim shumë të bukur nga Haaland dhe nuk ka gabuar.
Reus ka shënuar 18 gola në Champions League më Borussia Dortmund, më shumë se çdo lojtarë tjetër në historinë e klubit, duke lënë mbrapa shokun e tij të vjetër Robert Leëanoëski.
Ky ka qenë edhe goli i parë i pësuar nga City në Champions pas 788 minutash.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, vendasit kanë gjetur golin e fitores me Foden në minutën e 90-të. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh në Signal Iduna Park.