U dëmtua nga Celticut, ja sa do të mungojë Kjaer

I detyruar të kërkojë ndërrimin kundër Celtic në Europa League, Simon Kjaer pësoi një dëmtim të shkallës së parë në muskulin rectus femoris në kofshën e tij të djathtë.

Në shtatë ditë, danezi do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme, për të vlerësuar gjendjen e tij dhe për të përcaktuar kohën aktuale të rimëkëmbjes.

Sigurisht, Kjaer nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Milan, kundër Sampdoria dhe Sparta Prague.

Një mungesë që, shtuar asaj të Ibrahimovic, rrezikon të bëhet vërtet e pakëndshme për Piolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here