Gati shkëmbimi spektakolar, Paulo Dybala bëhet Neroaxur, ndërsa ylli i Interit Biankoner.
Për Paulo Dybalan ky do të jetë sezoni i fundit me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas dëshiron largimin nga Zonja e Vjetër.
Interesim për Dybalan kanë shfaqur Manchester United, PSG, mirëpo argjentinasi sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Interi.
Siç raporton Calcio Mercato, Inter dhe Juventus janë të gatshëm të shkëmbejnë Marcelo Brozovic dhe Paulo Dybalan.
Mesfushorit kroat i skadon kontrata në vitin 2022 dhe Biankonerët e shohin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në verë mund të kemi shkëmbimin e vitit.