E përditshmja britanike The Sun ka konfirmuar interesimin e AC Milan për Florian Thauvin duke cekur gjithashtu interesin edhe të Crystal Palace për këtë futbollist.
Emri i Florian Thauvin është rikthyer përsëri në ambientet e Rossonerëve të cilët ishin pranë transferimit të tij verën e kaluar dhe tashmë ka një kontratë që skadon në 30 qershor.
Milan është favorite për transferimin e tij për shkak se futbollisti kërkon një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.
Kuqezinjtë mund ta plotësojnë këtë kërkesë të tij nëse ai vjen me parametra 0 sepse përndryshe një pagë e tillë plus shpenzimet e blerjes së tij do të ishin të papërballueshme për skuadrën e Piolit.