Paulo Dybala i ka ditët e numëruara në Torino. Argjentinasi nuk e ka lirinë që e kishte para transferimit të Ronaldos dhe në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi.
27-vjeçari nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me Biankonerët dhe Zonja e Vjetër është e detyruar ta shesë atë në verë.
Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se përfaqësuesit e Dybalas ia kanë ofruar shërbimet e argjentinasit Realit.
Edhe pse është raportuar për transferimin e tij te Barcelona, Dybala preferon kalimin te Reali, pasiqë do të përshtatej më mirë me Los Blancos.