Mateo Kovacic rikthehet në Itali, por jo te Interi!
Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A këtë verë, mirëpo te rivalët e Interit.
Juventus po mendon për merkaton e verës, ku pritet të bëjë shumë ndryshime, pasi sezoni aktual ka qenë një nga më të dobëtit e 10 viteve të fundit.
Ndryshime të mëdha pritet të bëhen në mesfushë, ku Rabiot, Ramsey apo Arthur nuk kanë bindur aspak.
Emri më i pëlqyer nga Pavel Nedved është Mateo Kovacic. Kroati po has vështirësi te Chelsea, pasi nuk është titullar konstant dhe largimi është një opsion.
Juventus pritet të nisë bisedimet me drejtuesit e Chelseat për të gjetur marrëveshje. Gjithashtu, drejtuesit bardhezi pritet të takojnë edhe agjentin e Kovacic, i cili sipas gjasave do ta mirëpriste një rikthim në Itali, ku ka luajtur më parë me fanellën e Interit.