Lajmi i fundit që vjen nga mediat italiane është ai i një shkëmbimi të mundshëm në mes të Manchester City dhe Juventusit.
Inter po shpresonte shumë për transferimin e Paulo Dybalas gjatë kësaj vere por mesa duket do të mbetet vetëm një dëshirë e parealizuar pasi ai po bëhet gati nga Zonja e Vjetër që të përdoret për të sjellur në Torino Gabriel Jesusin.
Braziliani nuk duket se do të ketë rolin e Agueros pasi Citizens po kërkojnë blerjen e Erling Haaland, kështu që i hapet rruga një marrëveshjeje të tillë në mes të dy gjgantëve europiane.
Dybala është shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolën për shkak se do të zëvëndësonte më së miri David Silvan i cili u largua nga kjo skuadër vitin e kaluar.