Çmenduri ‘italiane’: Kean rikthehet në Serie A tek rivalët e Juventusit!

Juventus është penduar shumë për shitjen e Moise Kean i cili këtë sezon ka shkëlqyer gjatë huazimit tek Paris Saint Germain.

Ai është në pronësinë e Everton, skuadër e cila e bleu atë në 2019 nga Zonja e Vjetër.

Tashmë nga Italia vjen një lajm senzacional ku flitet që Milan është duke u përgatitur për transferimin e tij këtë verë.

Nevojitet një shumë prej 50 milionë eurosh për të realizuar këtë transferim.

Talenti i lindur në vitin 2000 është njëri prej sulmuesve më në trend momentalisht dhe kuqezinjtë janë duke kërkuar një zëvëndësues për Zlatan Ibrahimovic i cili do të jetë pjesë e Rossonerëve vetëm edhe për një sezon tjetër.

Tashmë gjithçka është në duart e Mino Raiolas, i cili ëshët agjenti i Kean dhe ky i fundit pritet të vendosë nëse ai do mbetet tek PSG ose do rikthehet në Itali për tu hakmarrë ndaj Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here