Për të arritur objektivin që po kërkon, Juventusi duhet që të bëjë gati hiç më pak se 50 milionë euro.
Cristiano Ronaldo, Dybala dhe Morata janë të gjithë emra që mund të largohen këtë verë pasi asnjëri nuk e ka vendin e sigurt në skuadër.
Nga ana tjetër skuadra e Evertonit i ka hapur rrugë shitjes së Moise Kean kur ai të rikthehet nga huazimi tek Paris Saint Germain.
Ancelotti është i vetëdijshëm sesa vlen sulmuesi si teknikisht ashtu edhe ekonomikisht dhe po kërkon të nxjerrë maksimumin nga ai.
Zonja e Vjetër ka vendosur përfundimisht rikthimin e tij dhe në këto bisedime do të përdorë kartonin e Ramsey ose të Rabiot për të ulur çmimin e tij.