Rennes mund ti dorëzohet presionit të Topçinjëve.
Arsenal ka identifikuar mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga si një objektiv të rëndësishëm këtë verë, raporton Marca.
18 vjeçari ka refuzuar mundësinë për të rinovuar kontratën në Roazhon Park që i skadon në vitin 2022 me skuadrën londineze që duket favorite për të siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë për Topçinjtë kjo nuk pritet të jetë një garë e lehtë pasi për të interesim të madh kanë shfaqur edhe skuadra si Manchester United dhe Real Madrid.