Inter është e vendosur për ta çuar deri në fund transferimin e mbrojtësit të majtë të skuadrës së Chelseas, Emerson Palmieri, siç raporton TodoFichajes.
Antonio Conte dëshiron të punojë përsëri me të për shkak se në vitin 2018 e kishte transferuar atë nga Roma tek Chelsea gjatë kohës kur drejtonte Blutë e Londrës.
Juventus gjithashtu është një skuadër që është përmendur shpesh për një transferim të Emerson, i cili këtë sezon ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në Premier League.