Umtiti po përgatitet për tu larguar nga Barcelona!

Edhe pse Samuel Umtiti po kërkohet nga skuadra e Zenit St Petersburg, fituesi i Kupës së Botës është duke pritur për një ofertë më të mirë.

Barcelona është shprehur e gatshme për ta shitur atë për shkak të dëmtimeve të shumta që ka kaluar gjatë sezonit të fundit.

Verën e kaluar interesim të madh për të kishte shfaqur Manchester United dhe nuk dihet nëse Djajtë e Kuq dëshirojnë akoma shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here