E bujshme: Wilfried Singo te gjiganti italian

Wilfried Singo pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Torinos, Singo ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë sezonit të shkëlqyeshëm që po bën.

Singo ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon me Torinon, ka realizuar një gol dhe ka bërë tre asistime.

20-vjeçari është i lidhur me një transferim te Liverpooli, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Milani.

Calcio Mercato, raporton se Rosonerët synojnë transferimin e Singos në merkaton e verës.

Singo mund të luaj në qendër të mbrojtjes dhe nga krahu i djathtë i mbrojtjes, prandaj pëlqehet shumë nga Pioli.

Milan është favorit për transferimin e Singos, pasiqë bashkëkombasi i tij Kessie e ka bindur atë që ti bashkohet Rosonerëve.

Ivoriani ka kontratë me Torinon deri në vitin 2023, ndërsa Milan do të duhet të paguaj 15 milionë euro për kartonin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here