Inter mbetet duarbosh, Florenzi tek një tjetër gjigant italian

Alessandro Florenzi pranë rikthimit në Itali.

Mbrojtësi i PSG, Alessandro Florenzi pritet të rikthehet te Roma, pasiqë Parisienët nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes.

Mirëpo Florenzi nuk do të qëndrojë te Roma, për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Fonesca.

Ditët e fundit është raportuar se Inter synon transferimin e Florenzit, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë për të është futur edhe Milani.

Rosonerët synojnë ta rrëmbejnë Florenzin para rivalëve të tyre. Florenzi pëlqehet nga Pioli dhe do të ishte një përforcim i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here