Duket se opsioni i Sergio Agueros duket vështirë i arritshëm nga skuadra e Interit dhe për këtë arsye emra të rinj tashmë kanë filluar të hyjnë në listën e Neroazzurëve.
Bëhet fjalë për Edinson Cavanin i cili tashmë po shihet me shumë interesim nga drejtuesit zikaltër të cilët janë të detyruar për të blerë një qendërsulmues këtë verë.
Romelu Lukaku mund të shitet për një çmim të lartë për shkak të problemeve financiare që ka skuadra nga Milano dhe Cavani nga ana tjetër është një futbollist që këtë verë do mund të transferohet me parametra 0.
Interi është duke planifikuar një pagë prej 7.5 milionë eurosh për 3 sezone, shifra këto që me shumë mundësi do bindin atë të transferohet.