Hansi Flick merr drejtimin e gjigantit italian!

Trajneri aktual i Bayern Munich, Hansi Flick pritet që këtë sezon të heqë dorë nga drejtimi i skuadrës bavareze për të vazhduar karierën në Itali tek Juventusi.

Sportbild.de ka raportuar që Zonja e Vjetër ka filluar lëvizjet e para për të realizuar për ta sjellë në Allianz Stadium gjermanin e shumëkërkuar.

Marrëdhëniet me drejtorin sportiv Salihamdzic dhe në përgjithësi me drejtuesit e skuadrës nuk kanë qenë shumë të mira dhe kjo pritet të jetë arsyeja kryesore për largimin e tij.

Në kampin e Biankonerëve Andrea Pirlo nuk ka bindur këtë sezon ku momentalisht Juventus nuk ka siguruar akoma një vend në Champions League dhe për Agnellin kjo ka qenë mëse e mjaftueshme për të filluar gjetjen e një emri të ri në stolin e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here