Telashe të mëdha për Agnellin, ja vendimi i skuadrave tjera të Serie A!

Problemet e mëdha duket se akoma nuk kanë filluar për Andrea Agnellin.

Kjo për shkak se skuadrat e tjera të Serie A kanë ndërmend ta padisin atë për shkak se negocioi hyrjen e një pjese të fondeve të Serie A për në Superligën Europiane, ide kjo që duket se po dështon akoma pa filluar.

Agnelli ishte njëri ndër ideatorët e kësaj lige dhe pritej të merrte rolin e nënkryetarit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Serie A ka humbur financimin e mundshëm prej 1.2 miliard eurosh dhe klubet italiane mund të vendosin të padisin presidentin e Zonjës së Vjetër.

Mbledhja do të mbahet gjatë ditës së sotme ku edhe do të merret vendimi përfundimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here