Milan kohëve të fundit është duke u varur shumë nga agjenti Mino Raiola i cili ka në dorë të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.
Fronti Milan-Raiola ka qenë shumë i nxehtë muajve të fundit pasi të dy palët kanë negociuar për një sërë çështjesh të rëndësishme.
Largimi i portierit të Rossonerëve duket se është shumë pranë të ndodhë mirëpo Mino Raiola ka menduar menjëherë sesi të zbusë situatën me skuadrën kuqezi.
Ai pritet që ti ofrojë shërbimet e talentit të PSV, Donyell Malen i cili ka qenë shumë i kërkuar nga Milani gjatë verës së kaluar por që nuk arritën blerjen e tij.
Raiola në këtë mënyrë do të vendosë Milanin në Pole Position për futbollistin që PSV nuk do ta shesë për më pak se 30 milionë euro.