Giacomo Raspadori pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!
Sulmuesi i Sassuolos, Giacomo Raspadori ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon.
21-vjeçari ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar katër gola, dy prej tyre ndaj Milanit të Enjten.
Calcio Mercato, raporton se Inter synon transferimin e Raspadorit në merkaton e verës.
Oferta e parë e Neroaxurëve është shkëmbim me Espositon, ndërsa oferta e dytë është 8 milionë euro dhe kartonin e Mulattierit, i cili po bën mirë në Ligën e Dytë të Holandës.
Sassuolo ka kërkuar 20 milionë euro për ta lënë të lirë Raspadorin, mirëpo marrëveshja pritet të arrihet për një shifër më të ulët, shkruan Calcio Mercato.