Gjigantët italianë pas Trincaos por Barca kërkon vetëm huazimin e tij!

Sulmuesi portugez, Francisco Trincao pritet të largohet këtë verë nga skuadra e Barcelonës por vetëm në formë huazimi.

Juventus, Milan dhe Roma janë të interesuara për blerjen përfundimtare të tij por skuadra katalanase nuk e ka ndërmend që të heqë dorë përfundimisht nga shërbimet e talentit të saj.

21 vjeçari po zhvillon sezonin e parë tek katalanasit por shkaku i konkurencës së madhe nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari.

Barcelona e transferoi atë verën e kaluar për 31 milionë euro nga skuadra e Sporting Bragas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here