Pranë triumfit në Serie A por Conte këtë verë do largohet!

Antonio Conte duket se nuk do të gjejë shpëtim prej shkarkimit nga stoli i Interit edhe në qoftë se do të dalë triumfues në Scudeton e këtij sezoni.

Neroazzurët po bëhen gati për të sjellë në Milano një ish të Juventusit dhe bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin.

Siç raporton La Repubblica, raportet e tij me Interin nuk kanë qenë asnjëherë të këqija kështu që nuk ka asnjë pengesë që ai të mos mund të marrë drejtimin e zikaltërve.

Ndërkohë që për Conten interesimet nuk mungojnë ku mundësia më e madhe është që të zërë vendin e Jose Mourinhos tek Tottenham i cili u shkarkua ditë më parë shkaku i rezultateve të dobëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here