Goditje surprizë: Dani Ceballos te gjiganti italian

Dani Ceballos drejt transferimit në Serie A!

Mesfushori i Realit i huazuar te Arsenali, Dani Ceballos pritet të rikthehet në verë në Madrid, pasiqë Topçinjtë nuk planifikojnë ta blejnë kartonin e tij.

Calcio Mercato, raporton se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani dhe Rosonerët do të hidhen në sulm për ta huazuar spanjollin.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

Ceballos ka luajtur 37 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë tre asistime, ndërsa kontrata me Realin i skadon në vitin 2023.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here