Milan mendon për të ardhmen: Transferim 20 milionësh për talentin çek!

Milan këtë verë nuk e ka ndërmend që të kursehet në merkato dhe do investojë ndoshta më shumë se skuadrat e tjera të mëdha italiane.

Adam Hlozek është emri i rradhës që Rossonerët po tentojnë ta transferojnë në Milano.

Për talentin çek interesimi çdo ditë e më shumë po vjen duke u rritur ku edhe Liverpool tani synon blerjen e tij.

Maldini dhe Massara dëshirojnë që mos ta humbasin këtë mundësi sepse nëse këtë verë nuk arrijnë ta transferojnë atë atëherë çmimi i tij do rritet dhe skuadrat e interesuara gjithashtu.

Çmimi i tij aktual ka arritur në 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here