Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit.
30-vjeçari nuk ka arritur të ambientohet te Barcelona dhe dëshiron largimin në fund të sezonit.
Blaugranët janë të gatshëm ta shesin atë ose ta huazojnë, ndërsa interesim për mesfushorin boshnjak ka shfaqur Everton.
Mirëpo sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Pjanic do të rikthehet në Serie A, pasiqë për të në garë është futur edhe Interi.
Neroaxurët e shohin Pjanicin si një përforcim ideal për vijën e mesfushës dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.