Juventus dhe Roma do të zhvillojnë një betejë të ashpër këtë verë për të siguruar shërbimet e Arkadiusz Milik, raporton Calcio Mercato.
Të dy klubet janë të interesuara për të blerë shërbimet e 27 vjeçarit i cili këtë sezon është i huazuar tek skuadra e Olympique Marseille.
Milik deri më tani ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje të zhvilluar në Ligue 1 dhe rikthimi i tij në Serie A duket shumë pranë të ndodhë por kësaj rradhe jo tek Napoli.