Real Madrid e interesuar për Lewandowskin!

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski është shndërruar në subjekt interesi për skuadrën e Real Madrid, raporton Sky Germany nëpërmjet AS.

Agjenti i 32 vjeçarit do të dëgjojë ofertat për të gjatë kësaj vere teksa Zinedine Zidane po kërkon që të përforcojë repartin e sulmit gjatë kësaj vere.

Lewandowsi ka një çmim prej afro 60 milionë eurosh në qoftë se Real Madrid dëshiron shërbimet e tij përkundër faktit që ka edhe 2 vite të mbetura në kontratë me bavarezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here