Zinedine Zidane ka trembur skuadrën e Interit me preferencën e tij për të rikthyer në Santiago Bernabeu mbrojtësin e djathtë Achraf Hakimi.
Skuadra e saposhpallur kampione e Serie A duhet që të përballet me këtë kërkesë të Zidane e cila mund të realizohet për shkak se zikaltërit akoma nuk e kanë paguar çmimin prej 40 milionë eurosh për marokenin.
Kjo duket se është arsyeja kryesore për shkak se nga 40 milionë euro sa i detyrohen madrilenëve skuadra e Contes deri më tani ka paguar 13 milionë euro.
Por një mbrojtësi i tillë tashmë është edhe në planet e Zinedine Zidane për shkak se Carvajal dhe Odriozola kanë përjetuar probleme fizike kohëve të fundit.