Borussia Dortmund ka bërë të ditur që ka marrë vendim për të ulur çmimin e sulmuesit të saj Jadon Sancho në 78 milionë funta apo diku rreth 90 milionë euro.
21 vjeçari i cili ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha europiane tashmë po mendon për një largim të mundshëm nga kjo skuadër.
Futbollisti ka deklaruar që nuk dëshiron që transferimi i tij të vonojë siç ndodhi verën e kaluar ku Manchester United për shkak të çmimit të lartë dështoi që ta sjellë atë në Old Trafford.