Zbulohet goditja e parë e Jose Mourinhos si trajner i Romës.
Jose Mourinho i është futur menjëherë punës dhe ka filluar ta krijojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Special One ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës, ndërsa sipas raportimeve të fundit, Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Nathan Ake nga Manchester City.
Mbrojtësi 26-vjeçar nuk ka arritur të ambientohet te City edhe pse u transferua në Etihad verën e kaluar për 45 milionë euro.
Ake është titullar te përfaqësuesja e Holandës dhe Mourinho beson se do të ishte një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes.
Vlera aktuale e Ake në treg është 35 milionë euro, shifër të cilën Giallorosët janë të gatshëm ta paguajn.