Paolo Maldini ka nisur të punojë për merkaton e verës.
Milan do të përballet me Juventusin të dielën, ndeshje kjo e cila mund të vendos kualifikimin në Champions League.
Edhe pse në pjesën më të madhe të kampionatit Rosonerët ishin kryesues, lëndimet e shumta kanë shkaktuar rënie të menjëhershme në formë.
Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, ndërsa Maldini ka piketuar transferimin e parë për merkaton e verës.
Kanali televiziv RMCSport, raporton se Milan ka vendosur ta transferojë Serge Aurier nga Tottenham.
Aurier ka qenë i lidhur edhe më parë me një transferim në San Siro. Rosonerët e shohin ivorianin si përforcim ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasiqë nuk janë të kënaqur me Dalot.
Ivorianit i skadon kontrata me Spurs në vitin 2022, ndërsa Maldini beson se marrëveshja do të arrihet për 10 milionë euro.