Këtë verë mesfushori i Paris Saint Germain, Leandro Paredes mund të përfundojë tek skuadra e Interit.
Leandro Paredes është një emër që ka tërhequr interesim të madh nga skuadra e Interit, raporton kështu Calcio Mercato.
Skuadra italiane tentoi transferimin e tij për të zëvëndësuar Christian Eriksen në janar i cili gjatë asaj periudhe po kalonte një fazë të vështirë tek Neroazzurët.
Danezi tashmë ka arritur të rigjejë formën e tij mirëpo interesimi për Paredes nga skuadra e Contes akoma nuk është larguar dhe bisedimet me PSG mund të fillojnë javëve të ardhshme.