Filip Kostic tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi i skuadrës së Eintracht Frankfurt është shndërruar në një objektiv shumë me vlerë për të saposhpallurit kampionë të Serie A, Interin.

Anësori serb është i aftë që të luajë në disa pozicione në sulm dhe kjo gjë po e bën atë një ‘thesar’ për Interin e cila gjendet në vështirësi të mëdha financiare.

Beppe Marotta po punon që atë ta sjellë në Milano me anë të shkëmbimeve ku në drejtim të skuadrës gjermane pritet që të drejtohen dy yjet e Interit, Matias Vecino dhe Valentino Lazaro.

Me këtë dyshe do të krijohej një shumë prej 22-23 milionë eurosh që mund të jetë e mjaftueshme për të bindur skuadrën gjermane ta lërë të lirë atë të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here