Pjanic përsëri tek Juve, ylli Biankoner tek Barcelona!

Miralem Pjanic mund të surprizojë përsëri skuadrën e Juventusit, mirëpo kësaj rradhe në aspektin pozitiv.

Kjo pasi boshnjaku këtë verë mund ta shohë veten përsëri tek Zonja e Vjetër teksa dy palët mund të arrijnë një marrëveshje për shkëmbim të futbollistëve.

Katalanasit nuk kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij dhe tashmë i kanë vënë syrin Rodrigo Bentancur i cili mund të përfundojë në Camp Nou këtë verë.

Siç raporton RAC1, bisedimet akoma nuk kanë filluar mirëpo uruguajani po kërkohet nga skuadra e Koeman dhe mund të largohet nga Torino muajin e ardhshëm me një marrëveshje shkëmbimi ku Pjanic do rikthehet në Allianz Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here