Eric Garcia tashmë ka nënshkruar një parakontratë me skuadrën e Barcelonës, është ky raportimi i Fabrizio Romanos.
Mbrojtësi i Manchester City do ta shohë veten pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe pritet që të nënshkruajë një kontratë në Camp Nou me afat deri në vitin 2026.
Garcia është një emër që ka dalë nga La Masia dhe katalanasi tashmë do rikthehet në vendin ku u krijua si futbollist.