Paris Saint-Germain do të duhet të bëjë një revolucion të vërtetë në mbrojtje, veçanërisht në krahë.
Rendimenti i Alessandro Florenzi nuk ka bindur dhe kthimi i tij te Roma është pothuajse i sigurt.
Francezët duket se kanë vënë në shënjestër një njohje të vjetër siç është Serge Aurier.
Problemi është se për lojtarin e Tottenham është vënë në lëvizje edhe Real Madrid.
Sipas Footmercato, Aurier është kontaktuar nga Raphael Varane, ish-shoku i tij is kuadrës te Lens.
Aurier mësohet t’i ketë thënë qendërmbrojtësit se do t’i pëlqente të luante në Spanjë me fanellën e Los Blancos.