Janë mbyllur ndeshjet e Serie A dhe ekipet kryesore nuk kanë falur.
Milani e ka pasur në dishezë duke shënuar shtatë gola ndaj Torinos me Rebic protagonist (tri gola) dhe Theo Hernandez (2). Në mes, Kessie dhe Brahim Diaz.
Skuadra kuqezi brenda 3 ditësh shënon plot 10 gola në qytetin e Torinos dhe vazhdon të jetë gjithmonë e më pranë Champions League.
Gara e turneut të madh vazhdon në distancë pasi Atalanta gjithashtu ka mundur Benevento me rezultatin 2-0 me golat e Muriel dhe Pasalic.
Sukses i madh edhe për Juventusin në fushën e Sassuolo. Skuadra e Pirlos harron humbjen ndaj Milanit dhe fiton 3-1 me golat e Rabiot, Ronaldo dhe Dybala. Por, në fillim është vendimtare penalltia e pritur nga Buffon që thyen rekordin absolut duke u bërë portieri më i vjetër në Serie A që pret penallti.
Interi e ka të lehtë gjithashtu ndaj Roma me Brozovic, Vecino dhe Lukaku, duke fituar 3-1. Për verdhekuqtë goli erdhi nga Mkhitaryan.
Edhe Lazio mban ende shpresat ndezur duke mundur Parma në minutën e fundit shtesë (96′) me golin e Ciro Immobile.