Milan duket se tashmë do të paguajë gabimet e bërë në merkatot e mëhershme ku bleu futbollistë që nuk i hyrën aspak në punë.
Bëhet fjalë për Mario Mandzukic i cili qysh prej ardhjes në janar nuk arriti të shfaqte potencialin e tij për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe këtë verë mund të largohet nga Rossonerët me parametra 0.
Për kroatin është shfaqur një mundësi për tu transferuar në La Liga.
Interesim për transferimin e tij ka shfaqur skuadra e Celta Vigos dhe me një kontratë që i skadon në qershor ai ka shfaqur gatishmërinë për të ndërmarrë një hap të tillë, raporton Elgoldigital.