Rikthimi i Jose Mourinhos në Serie A ka shkaktuar bujë të madhe dhe sezonin e ardhshëm Special One do të jetë në qendër të vëmendjes me Romën e tij.
Portugezi ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.
Portali spanjoll Don Balon, raporton se emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Mourinhos është mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso.
Special One ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Marcos Alonsos te Roma. Mourinho e sheh spanjollin si një përforcim ideal, pasiqë 30-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Serie A te Fiorentina.
Alonso nuk bën pjesë në planet e Tuchel dhe në fund të sezonit do të largohet nga Stamford Bridge, ndërsa për shërbimet e tij Roma do të paguaj 10 milionë euro.