Manuel Locatelli ishte njëri ndër emrat më të kërkuar gjatë merkatos së kaluar verore dhe tashmë duket se e ardhmja duket e vulosur për mesfushorin e talentuar.
Skuadra e Sassuolos tashmë veçse ka filluar të dërgojë sinjale tek skuadrat e interesuara për kartonin e tij.
Juventusi është emri që po i qëndron më pranë Locatellit i cili bëri të ditur që verën e kaluar nuk u largua nga skuadra për shkak të situatës ekonomike dhe këtë verë gjërat do të jenë ndryshe.
Deklaratë kjo që ka ngritur në gatishmëri Zonjën e Vjetër e cila këtë verë do të jetë në gjendje që të ofrojë 30 milionë euro për ish mesfushorin e Milanit.
Verën e kaluar edhe Interi kërkonte transferimin e tij por që nuk pati sukses.