Inter i ndali dominimin disavjeçar të Juventusit në Serie A mirëpo kjo nuk do të thotë që tek Neroazzurët punët po shkojnë në mënyrën më të mirë.
Mësohet se Beppe Marotta dhe Antonio Conte kanë kërkuar garanci nga Steven Zhang që projekti për të ardhmen e klubit do të vazhdojë përkundër krizës financiare.
Momentalisht një gjë të tillë pronarët kinezë nuk janë në gjendje që ta garantojnë.
Kërkimi i bashkëpunëtorëve të rinj për finacim nënkupton që edhe projekti do ndryshojë rrënjësisht, lajm që u vërtetua nga gazetari i njohur Stefano Donati i cili bëri një shkrim në Twitter.
Conte dhe Marotta janë të shqetësuar dhe po bëjnë gati largimin.
Zhang deri më tani është dashur që të jepnin ndonjë përgjigje mirëpo me këtë gjendje financiare as ata nuk janë të gatshëm për garanci të tilla.