Jose Mourinho dëshiron transferimin e bashkëkombasit të tij te Roma.
Special One, sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i Giallorosëve dhe 58-vjeçari ka filluar të punojë për përforcimet e merkatos së verës.
E përditshmja italiane La Repubblica, raporton se Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Rui Patricios nga Wolverhampton.
Portieri 33-vjeçar pëlqehet nga Mourinho, ndërsa konrata me Wolves i skadon sezonin e ardhshëm dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdoj në Serie A.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Roma do të paguaj 10 milionë euro për kartonin e portugezit.