Andrea Belotti ka vendosur që pas përfundimit të këtij sezoni të largohet përfundimisht nga skuadra e Torinos, raporton Gianluca Di Marzio.
27 vjeçari deri më tani kërkohej nga skuadra e Milanit e cila ishte e gatshme për transferimin e tij mirëpo tashmë në garë ka hyrë Roma e cila ka prishur balancat e këtij aksioni.
Giallorossët raportohet që kanë shprehur gatishmërinë për të blerë shërbimet e tij për një shifër prej 30 milionë eurosh.
Belotti për skuadrën e Torinos ka shënuar plot 106 gola dhe 25 asistime për 227 paraqitje qysh prej transferimit nga skuadra e Palermos në vitin 2015.