Calhanoglu merr ofertë joshëse nga Katari!

Mesfushori i skuadrës së Milanit, Hakan Calhanoglu ka marrë një ofertë joshëse nga Katari, raporton kështu Gianluca Di Marzio.

Al-Duhail është shprehur e gatshme për ta paguar turkun plot 8 milionë euro në sezonnë qoftë se ky i fundit do nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare.

Përfaqësuesit e turkut kanë mbetur që javën e ardhshme ta shqyrtojnë mundësi me Milanin e cila akoma ka shpresë për një rinovim të mundshëm me 27 vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here